Aktualitet

Zëvendësohet drejtori i paraburgimit në Vlorë, në vend të tij vendoset ish-deputeti i PS-së

Avdulaj, kujtojmë dha dorëheqjen pak ditë më parë nga IEVP në Vlorë.  

29 Tetor 2023, 14:05 Nga h.k
Zëvendësohet drejtori i paraburgimit në Vlorë, në vend
Edmond Leka

VLORË-Edmond Leka është emëruar drejtori i ri i paraburgimit në Vlorë. Leka mësohet se ka mbajtur postin e drejtorit të shërbimeve publike në Bashkinë e Vlorës.

Posti i Engjëllush Avdulaj do të pasohet nga Leka, i cili dhe më parë ka qenë deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës. Avdulaj, kujtojmë dha dorëheqjen pak ditë më parë nga IEVP në Vlorë.

Ish-drejtori i Paraburgimit në Vlorë, Ëngjëllush Avdulaj ka paraqitur ditën e 27 Tetorit, dorëheqjen e tij përmes një letre drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Ministrit të Drejtësisë. Ai bën të ditur se ndodhet para një oferte nga sektori publik e cila është një sfidë e re për karrierën e tij profesionale. Avdulaj thekson se dorëheqja është e parevokueshme.

drejtori i paraburgimit

Sondazh

Poll