Sport

'Luftëtari' shqiptar në mes të Uzbekistanit, sulmuesi Rubin Hebaj!

Futbollisti shkodran është golashënuesi më i mirë i kampionatit të Uzbekistanit me 12 realizime.

28 Tetor 2023, 18:58 Nga DOSJA
'Luftëtari' shqiptar në mes të Uzbekistanit, sulmuesi

UZBEKISTAN - Rubin Hebaj u transferua gjatë muajit shkurt në Uzbekistan, duke u bërë futbollisti i parë shqiptar që luan në këtë kampionat.

Sulmuesi shkodran ka firmosur me FK Andijon deri në dhjetorin e këtij viti. Skuadër që po luan aktualisht në shtëpi përballë OKMK. Hebaj e ka nisur si titullar, teksa është përballur me një surprizë të jashtëzakonshme nga tifozët e tij.

Të cilët kanë shpalosur një banderolë gjigante me të në mes të saj. 14 gola numëron në total Hebaj mes kampionatit dhe Kupës (12+2). Duke bërë që të shndërrohet në idhullin e tifozerisë së skuadra uzbeke. “Luftëtari Hebaj”, shkruajnë shqip ultrasit e Andijan.

Futbollisti shkodran është golashënuesi më i mirë i kampionatit të Uzbekistanit me 12 realizime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll