
TIRANË- Djali i Kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, Enio ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur me disa doza hashashi.
Burime zyrtare bëjnë me dije për Dosja.al se Enio Alla është vënë në pranga pas një kontrolli rutinor që i është bërë teksa djali i kryebashkiakut po qarkullonte në Tiranë me automjetin e tij, tre ditë më parë.
Pas një kontrolli në automjetin e tij, forcat “Shqiponja” që e ndaluan kanë gjetur 5.5 gramë hashash të ndarë në doza. Në momentin e ndalimit mësohet se djali i kryebashkiakut u ka thënë policëve: ‘Pse nuk e njihni babain tim ju?!’
Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit por ky nuk është i vetmi telash në të cilin është përfshirë familja e Lefter Allës.
Më 18 shtator të këtij viti, pas një sherri në një lokal në Bulqizë mbeti i plagosur me armë zharri Vangjel Alla, vëllai i Lefter Allës. Gjithë ngjarja ndodhi pas një konflikti me disa persona të tjerë dhe shkak dyshohet se kanë qenë përplasjet mes grupeve kriminale në Bulqizë.
J.VF.M/Dosja.al