Aktualitet

Humbi bashkëshortin te shpërthimi i Gërdecit, Mirela Dvorani: Aty punohej në kushte primitive, ishte i shqetësuar për këtë

Dvorani ka deklaruar se bashkëshorti, ia kishte shprehur këtë shqetësim asaj dhe se siguria teknike nuk ekzistonte fare në fabrikë. 

27 Tetor 2023, 16:30 Nga I.A
Humbi bashkëshortin te shpërthimi i Gërdecit, Mirela Dvorani: Aty
Gerdeci

TIRANË- Mirela Dvorani, e cila humbi bashkëshortin në shpërthimin e Gërdecit ka deklaruar se në fabrikë punohej në kushte primitive. Gjatë seancës së sotme në GJKKO, Dvorani ka deklaruar se bashkëshorti, ia kishte shprehur këtë shqetësim asaj dhe se siguria teknike nuk ekzistonte fare në fabrikë. 

"Kam humbur bashkëshortin tim Endri Dvorani. Ai ka qenë i punësuar si ekonomist atje, më herët ka qenë ushtarak por ishte i liruar nga ajo detyrë. Në Gërdec ka punuar nga Shtator 2006 deri në 15 Mars 2008. Ai ishte përgjegjës i disa grave dhe maste punën e tyre. Aty filloi pune se ishte në zanatin e vet. Ai ishte i merakosur për kushtet e punës, për sigurinë teknike pasi aty punohej në kushte primitive këtë shqetësim m’a kishte shprehur vetë," tha Dvorani.

mirela dvorani endri dvorani ceshtja gerdeci

Sondazh

Poll