Aktualitet

Goditi mësuesen me karrige në gjimnazin 'Hydajet Lezha’, lihet në arrest shtëpie 16-vjeçari

Ndërkohë që ndaj tij rëndojnë dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rënde me dashje.

27 Tetor 2023, 15:44 Nga I.A
Goditi mësuesen me karrige në gjimnazin 'Hydajet Lezha’,
Gjimnazi Hydajet Lezha

LEZHË- Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' 16-vjeçarit që goditi dy ditë më parë mësuesen me karrige. Mësohet se gjatë seancës së sotme, trupa e gjykimit ka vendosur që adoleshenti të lihet në arrest shtëpie. Ndërkohë që ndaj tij rëndojnë dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rënde me dashje. Por mësuesja Majlinda Palushi, ditën e sotme i është nënshtruar një operacioni në klavikul në spitalin e Traumës. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësuesja ka marrë fraktura të shumta si pasojë e sulmit dhe është kërkuar që ajo të marrë trajtim të specializuar.  Ajo u godit gjatë orës së mësimit nga një nxënësi i moshës 16-vjeçare, i cili është arrestuar nga policia. Shkak i dhunës mësohet se ka qenë një frazë e mësueses që ka irrituar nxënësin. Adoleshenti u ndalua në pranin e psikologut, prindërve të tij dhe avokatëve. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

majlinda palushi

Sondazh

Poll