Aktualitet

Zbulohet sera super teknologjike me drogë, arrestohet i riu shqiptar

Gjatë kontrollit në magazinën e braktisur policia ka sekuestruar 900 bimë “cannabis sativa”. Në momentin e kontrollit, 21-vjeçari ka tentuar të arratiset por është ndaluar dhe arrestuar.

27 Tetor 2023, 15:20 Nga f.i
Zbulohet sera super teknologjike me drogë, arrestohet i riu shqiptar
pamje nga vendngjarja

ITALI- Një serë marijuane super teknologjike, me sistem vaditjeje dhe ajrimi është zbuluar nga policia italiane në një magazinë të braktisur prej kohësh. Autoritetet italiane kanë vënë në pranga përfundoi një 21-vjeçar me origjinë shqiptare, shkruajnë mediat e huaja.

Gjatë kontrollit në magazinën e braktisur policia ka sekuestruar 900 bimë “cannabis sativa”. Në momentin e kontrollit, 21-vjeçari ka tentuar të arratiset por është ndaluar dhe arrestuar. Sipas hetimeve 858 bimët e gjetura në magazinë, me një peshë totale prej 5 kuintalësh, mund të ishin shndërruar në 250 kg marijuanë.

Kostot e mbajtjes së një sere të tillë teknologjike në funksion ishin të larta. Në fakt, një kontroll i kryer zbuloi se kostot në lidhje me energjinë elektrike të konsumuar ishin dukshëm shumë të larta, por askush nuk pagoi kurrë për energjinë elektrike që ishte vjedhur. Teknikët e Enel gjetën një bypass në kontaktorin e energjisë elektrike me një vjedhje të vlerësuar të energjisë elektrike me vlerë rreth 45,000 euro.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll