Politike

“Mënyrë kriminale”/ Berisha: Nuk mundet një gjykatëse të shkruajë Kushtetutën, në 200 faqe s’ka asnjë akuzë

Ai ka vijuar duke thënë se dhe biznesmeni Fatmir Bektashi njihet si një biznesmen korrekt dhe se nuk kanë pasur çështje penale. 

26 Tetor 2023, 14:10 Nga h.k
“Mënyrë kriminale”/ Berisha: Nuk mundet një
Sali Berisha

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë për mediat paraditen e sotme ka komentuar veprimet e gjyqtares Irena Gjoka. Berisha iu përgjigj gazetarëve se avokatët e tij kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares për shkak të procedurës kriminale, sipas tij, që ajo ka përdorur duke theksuar se ajo “ka dashur të shkruajë Kushtetutën.

Sipas Berishës në dosjen prej 200 faqesh nuk ka asnjë akuzë për të dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Ai ka vijuar duke thënë se dhe biznesmeni Fatmir Bektashi njihet si një biznesmen korrekt dhe se nuk kanë pasur çështje penale. 

Kanë kërkuar bazuar në faktin se ka ‘shkruar’ në mënyrën me kriminale në tavolinën e saj Kushtetutën. Ndaj ajo nuk meriton asnjë minutë të jetë në atë detyrë. Unë e siguroj që me procedurën ligjore do vazhdohet të ndiqet deri në fund ky problem. Nuk mundet një gjykatëse të shkruajë Kushtetutën. S’ka asnjë akuzë të ngritur nga drejtësia. Nuk është ngritur akuzë, nuk kanë qenë në gjendje me gjithë keqësinë e tyre ekstreme, janë angazhuar në manipulim, fshehje dokumentesh dhe në 200 faqe, pas 3 vitesh, nuk kanë ngritur dot asnjë akuzë. Nuk është ngritur akuzë. Dokumenti i tyre dërgon ne në gjykatë, mua, dhëndrin tim dhe Fatmir Bektashin, një ndërtues në dijeninë time korrekt dhe që ka zbatuar ligjet, dërgohen këto 3 persona në gjykatë, si persona nën hetim. S’kanë hapur çështje penale, nuk kanë padi penale ndaj nesh se nuk kanë gjetur. Nuk kanë gjetur asnjë provë asnjë dokument që të faktojnë që është kryer shkelja më e vogël ligjore”.-tha Berisha. 

sali berisha arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll