Politike

“Të rrokim armët”/ Berisha komenton thirrjen e Palokës: Do përdoret çdo mjet i mosbindjes civile

Ai hodhi opsionin e çdo alternative të mosbindjes civile për të krijuar rezistencën e shkatërrimit që sipas tij po i bëhet parlamentit.

26 Tetor 2023, 14:24 Nga h.k
“Të rrokim armët”/ Berisha komenton thirrjen e
Sali Berisha dhe Edi Paloka

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij për gazetarët është përgjigjur për thirrjen e deputetit Edi Paloka, gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë, për të rrokur armët.

Berisha tha se kryengritja paqësore do të jetë pa kthim dhe se thirrje janë bërë edhe për të ngritur armët nga militantët. Ai hodhi opsionin e çdo alternative të mosbindjes civile për të krijuar rezistencën e shkatërrimit që sipas tij po i bëhet parlamentit.

Kryengritja është paqësore por çdo mjet i mosbindjes civile do të jetë në fushë dhe do të organizohet çdo herë e më shumë. Kjo është lëvizje e pa kthim. Ne do të fitojmë. Ne e meritojmë të fitojmë se kjo është lëvizja më parimore e demokracisë. Shkatërron Parlamentin në një mënyrë…beteja nuk ndërpritet. Kanë arritur njerëzit deri në ekstreme, ka pasur thirrje deri për marrjen e armëve, ta themi se është realitet, nga militantët."-tha Berisha

sali berisha edi paloka

Sondazh

Poll