Aktualitet

I vodhën biçikletën, belgu lëviz çdo gur dhe e gjen në Fier, mobilizohet Edi Rama, bën gjestin e rrallë për një kryemi

28 Tetor 2019, 19:16 Nga DOSJA
I vodhën biçikletën, belgu lëviz çdo gur dhe e gjen

BELGJIKË- Një qytetar nga Brukseli ka arritur që të gjejë biçikletën e tij të vjedhur në Fier. Pas humbjes së saj e shumë muaj kërkime, ai ka arritur që ta lokalizojë mjetin e tij falë një aplikacioni në celular që e kishte të lidhur me dyrrotakun elektronik.

Denis Hacquin, biçikleta elektrike e të cilit u vodh një muaj më parë deklaroi se kishte qënë shumë pranë humbjes së shpresave. Por vetëm pasi depozitoi një denoncim pranë Policisë lokale, Hacquin tha se kishte gjetur biçikletën e tij.

Me të marrë vesh se mjeti i tij kishte ardhur në Shqipëri, belgu i shkoi në Twitter kryeministrit të vendit Edi Rama.

“@ediramaal Përshëndetje, unë po përpiqem të marr ndihmë ose të lidhem me autoritetet për të rikuperuar një e-bike që u vodh nga unë në Belgjikë dhe që ka vendndodhjen aktuale në Fier. Çdo lloj ndihme ose udhëzimi do të vlerësohej jashtëzakonisht shumë,”-i shkruante i vendosur Hacqiun.

I irrituar pasi policisë iu deshën dy javë për t’iu kthyer përgjigje pas raportit,  Hacquin e mori vetë situatën nën kontroll dhe postoi në forumin online Reddit. Atje pasi tregoi brengën e tij, mori përgjigje nga gati 100 shqiptarë të gatshëm për ta ndihmuar që të gjente biçikletën e tij.

Njëri nga njëqind e këshilloi që të kontaktonte Ministrinë e Brendshme Shqiptare, gjë që bëri.

“Unë e dërgova një e-mail dhe një ditë më pas ata gjetën biçikletën time. Biçikleta u gjet nga autoritetet në Fier falë aplikacionit Find my biçikletë dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të zv / ministres së brendshme Romina Kuko. Kjo e fundit ka qënë shumë ndihmuese dhe e përgjegjshme,”-tha ai. E vetmja gjë që ka mbetur tanimë është transporti i mjetit në Belgjikë.

Ky artikull i medias blege tregon shumë për vendin dhe shtetin tonë. Përveç faktit që në Reddit janë më shumë se 100 vetë të gatshëm që të “spiunojnë” atdhetarin e tyre. Nuk mund të lihet pa u vënë re efikasiteti i Policisë së shtetit. Është e vërtetë që paratë e grabitjes së Rinasit nuk janë gjetur akoma, kriminelë që kanë kryer vrasje janë ende në kërkim, shifra të çmendura lëndësh narkotike trafikohen çdo ditë brenda dhe jashtë vendit…por biçikleta e një të huaji gjendet sa hap e mbyll sytë.

Marrë nga Brusselstimes.com

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet belgut i vjedhin bicikleten denis hacquin belgut i vjedhin bicikleten denis hacquin

Sondazh

Poll