Politike

Masa e SPAK për Berishën, ministrja Kumbaro: Veprime proceduriale! S’komentojmë vendimet e GJKKO

Kumbaro u shpreh se ishte maxhoranca ajo që ka themeluar këtë sistem drejtësie, duke mos dhënë komente të mëtejshme për masat e SPAK për Berishën.

25 Tetor 2023, 09:41 Nga A.B
Masa e SPAK për Berishën, ministrja Kumbaro: Veprime proceduriale!
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Kulturës dhe Turizmit Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të vendimeve të vendimeve të qeverisë u pyet nga gazetarët edhe për çështjen 'Berisha' në SPAK. Ajo u shpreh se mazhoranca ka iniciuar ngritjen e SPAK dhe GJKKO dhe kanë luftuar që të punojnë të pavarura, mirëpo nuk dha komente të tjera për Berishën dhe akuzat që janë ngritur nga SPAK.

“Në emër të qeverisë, mund t’ju konfirmoj se si anëtarë të qeverisë jemi pyetur për veprimtarinë apo vendimmarrjen e instancë, nuk kemi bërë komente. Respektojmë ndarjen e pushtet. Kjo maxhorancë ka qenë ajo që ka themeluar dhe luftuar që ky sistem i drejtësisë SPAK dhe GJKKO të ngrihen dhe funksionojnë në kushte të mira të mundshme. Të gjitha janë veprime procedurale, të atyre organizatave. Nuk shoh asnjë arsye që të bëj asnjë përjashtim për rastin në fjalë. Jam anëtare e Parlamentit dhe e qeverisë kur është krijuar ky sistem.”, tha Kumbaro.

mirela kumbaro lumi vjosa

Sondazh

Poll