Sport

VIDEO/ Kavara shpik, Raspadori shënon: Napoli 1-0 në Berlin dhe i dyti në grupin 'C'!...

Në “Olympiastadion”, Napoli fitoi ngushtë një ndeshje dhe u largua nga Braga në renditje: më afër të tetit.

25 Tetor 2023, 02:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Kavara shpik, Raspadori shënon: Napoli 1-0 në Berlin dhe i dyti

GJERMANI - Napoli vuan, por nuk gabon në Champions League. Në ditën e tretë të Grupit “C”, skuadra e Garcias mundi 1-0 të fundin e grupit, Union Berlinin dhe kaloi përpara Bragës në renditje. 

Në “Olympiastadion”, ‘Azzurrët’ treguan një paraqitje cinike. Në pjesën e parë u zhvillua një ndeshje e ekuilibruar, me shumë duele fizike dhe me pak emocione. Më pas në pjesën e dytë shpik Kvara një aksion dhe Raspadori (65') nuk fal, duke shënuar golin e vetëm që do të vendosë fatin e ndeshjes me këmbën e majtë. Napoli renditet i dyti me 6 pikë, Union Berlini vazhdon me zero pike në fund të grupit. 

Pas Veronës, Berlin. Me rifillimin e garës për kampionatin, Napoli është rikthyer edhe në Champions League. Dhe ai e bën këtë me një paraqitje të ashpër që nuk heq përfundimisht dyshimet dhe hutimet për lojën blu, por që e vendos Garcia-n në një pozicion dukshëm më komod, krahasuar me disa javë më parë dhe që konfirmon qëndrueshmërinë dhe dëshirën e grupit për të luftuar. 

Kundër një skuadre të Union Berlin në vështirësi të mëdha, një shpikje nga Kvara dhe një këmbë e majtë nga Raspadori, mjaftuan që Napoli të mbyllte çështjen. Për pjesën tjetër, shumë vuajtje, pak spektakël, por tre pikë shumë të rëndësishme për rrugëtimin europian. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll