Sport

Armand Duka viziton Dardanët, mes federatave ka vetëm bashkëpunim dhe miqësi!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka qenë sot në vizitë tek Dardanët duke dëshmuar edhe njëherë lidhjen e fortë që kanë futbolli shqiptar me atë të Kosovës.

24 Tetor 2023, 20:34 Nga DOSJA
Armand Duka viziton Dardanët, mes federatave ka vetëm bashkëpunim

KOSOVE – Pavarësisht debateve dhe diskutimeve të fundit për lojtarët shqiptarë të Kosovës që janë aktivizuar tek kuqezinjtë, duyket se mes dy federative nuk ka asnjë mosmarrëveshje keqkuptim, apo diskutim, por veçse bashkëpunim.

Ditën e sotme si për të vërtetuar këtë mardhënie shumë të mirë dhe të ngushtë udhëheqësi i grupimit të Dardanëve, Lulëzim Berisha ka publikuar një foto të dy presidentëve të futbollit shqiptarë, Armand Duka i FSHF-së dhe Agim Adeni i FFK-së.

 “Zëvendëspresidenti i UEFA-s dhe njëherësh shefi i futbollit shqiptar, Armand Duka, na nderoi me vizitën e tij te fanclub-i i Dardanëve në shoqërinë e presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

Është vërtet kënaqësi të shohesh kur shqiptarët bëjnë progres kaq të madh në institucione ndërkombetare dhe kjo serish nuk i pengon të mbetën të përulur dhe në shërbim të përmirësimit të futbollit duke i harmonizuar veprimet me njëri-tjetrin. Kjo fotografi është imazhi më i mirë i një bashkimi modern mes shqiptarëve që angazhohen e punojnë për të mirën e përbashkët pavarësisht çfarë thonë gojët e liga”, ka shkruar Lulëzim Berisha në Facebook.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll