Sport

Votohet për Tebas dhe rritjen e pagës së presidentit të La Ligës, Reali votoi kundër...

Rritja e pagës së presidentit të La Ligës, Javier Tebas, u vendos nga 38 prej 40 anëtarëve të ligës së parë dhe të dytë spanjole, me Real Madridin një nga dy skuadrat që votuan kundër.

24 Tetor 2023, 20:23 Nga DOSJA
Votohet për Tebas dhe rritjen e pagës së presidentit të La

SPANJE - Në futbollin spanjol të goditur nga thashethemet për ryshfet nga Barcelona për një ish-arbitër dhe incidentet raciste kundër Vinicius, 40 skuadrave në dy divizionet më të mira të ligës spanjole, iu kërkua kohët e fundit të votojnë për Tebas dhe propozimin e komisionit, për një rritje të pagës së presidentit të La Ligës.

Një propozim që u votua nga 38 nga 40 klubet në asamblenë e jashtëzakonshme të La Ligës, sipas “El Espanol”.

Presidenti i shoqatës do të ketë një pagë të re të ndryshueshme, që mund ta fitojë atë deri në 5.47 milionë euro në vit, krahasuar me 3.36 milionë euro që fitoi sezonin e kaluar.  Paga fikse e Javier Tebas vazhdon të jetë 2.1 milionë euro, pasi ajo që ndryshon është bonusi që ai merr në fund të çdo sezoni.

Deri më tani, në 65% e kësaj rroge fikse ka hyrë në llogarinë e tij, si një variabël i lidhur me shitjen e të drejtave audiovizive të ndeshjeve. Tani, me të ardhurat e tij duke u rritur me 57%, Tebas pritet të fitojë më shumë para se lojtari mesatar në divizionin e parë të Spanjës, që është 2.3 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll