Sport

VIDEO / Interi mund Salzburgun dhe merr kreun e Grupit D!

Pas raundit të tretë të fazës së grupeve të Champions League, Inter kryeson Grupin D me shtatë pikë, teksa Salzburg renditet në vend të tretë me tre pikë.

24 Tetor 2023, 21:03 Nga DOSJA
VIDEO / Interi mund Salzburgun dhe merr kreun e Grupit D!

ITALI - Inter merr një fitore të rëndësishme në takimin e tretë të fazës së grupeve të Champions League dhe atë e bën ndaj Salzburg, të cilin e mundi me rezultatin 2-1.

Kjo sfidë ishte shumë e luftuar, me vendasit që zhbllokuan sfidën në minutën e 19’ me Sanchez, i cili gjeti golin e parë që pas rikthimit te Inter.

 


Sfida vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 57’, kur Gloukh barazoi për ekipin e Salzburg.

 


Megjithatë, Interi fitoi penallti që u ekzekutua më së miri nga Calhanoglu në minutën e 64’, duke vulosur këtë takim.

 

 

Pas raundit të tretë të fazës së grupeve të Champions League, Inter kryeson Grupin D me shtatë pikë, teksa Salzburg renditet në vend të tretë me tre pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll