Sport

Ancelotti shndërron konferencën për shtyp në një moment gazmor!

Gazetarët që morën pjesë në konferencën për shtyp shpërthyen në të qeshura, kur trajneri italian u largua nga dhoma e shtypit pa u pyetur fare për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve.

24 Tetor 2023, 17:43 Nga DOSJA
Ancelotti shndërron konferencën për shtyp në një moment

SPANJE - Carlo Ancelotti nuk u përball me asnjë pyetje në lidhje me ndeshjen e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, kundër Bragas, kështu që ai përfundoi konferencën e tij për shtyp duke shkaktuar të qeshura.

Mediat spanjolle janë fokusuar në polemikat lidhur me vendimet e gjyqtarëve, pas ndeshjes së Real Madridit ndaj Sevillas në La Liga, si dhe abuzimeve raciste ndaj Vinicius Juniori, kështu që Ancelotti nuk mori asnjë pyetje në lidhje me kundërshtarin në Ligën e Kampionëve, Braga, gjatë një konference për shtyp të hënën.

Gazetarët që morën pjesë në konferencën për shtyp shpërthyen në të qeshura, kur trajneri italian u largua nga dhoma e shtypit pa u pyetur fare për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve.

“Doja t’ju tregoja formacionin, është turp që nuk me pyetët”, tha Ancelotti duke qeshur përpara se të largohej.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll