Sport

E FUNDIT! Mourinho nuk do të jetë në sfidën ndaj Interit, tani për shkak të dënimit!...

Trajneri portugez i Romës dënohet me një ndeshje pezullim, për kartonin e kuq me Monzën

24 Tetor 2023, 17:15 Nga DOSJA
E FUNDIT! Mourinho nuk do të jetë në sfidën ndaj Interit,

ITALI - José Mourinho do të humbasë rikthimin e tij në “Giuseppe Meazza” për sfidën ndaj Interit, të cilin ai e çoi në trisin e trofeve në vitin 2010.

Trajneri portugez i Romës, u ndëshkua me një ndeshje pezullim, pas përjashtimit në ndeshjen e fundit me karton të kuq ndaj Monzas, për një gjest provokues ndaj stolit të skuadrës kundërshtare.

Edhe sezonin e kaluar, Mourinho humbi ndeshjen e “San Siros” dhe sërish për shkak të pezullimit. ‘Verdhekuqtë’ fituan ndeshjen 1-0 ndaj Monzës. 

Edhe asistenti, Nuno Santos, nuk do të jetë gjithashtu i pranishëm të dielën, për shkak të pezullimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll