Sport

Ferrán Torres është një 'peshkaqen', por ai nuk e ka problem të jetë edhe 'megalodon'...

Sulmuesi spanjol po rritet në skuadrën e Barcelonës

24 Tetor 2023, 16:59 Nga DOSJA
Ferrán Torres është një 'peshkaqen', por ai nuk

SPANJE - Ferrán Torres, 23 vjeç, po e nis me shumë besim sezonin e tretë te Barcelona.  Edhe pse jo gjithmonë titullar, ai tashmë ka treguar se mund të jetë vendimtar, si në rastin kur në “Dragao” shënoi golin e fitores ndaj FC Porto, rreth 10 minuta pasi hyri në fushë për të dëmtuarin Lewandowski.

Pseudonimi i tij është 'peshkaqeni', siç ka shpjeguar disa kohë më parë: “Kjo është për shkak të mentalitetit. Unë kam qenë gjithmonë një person shumë konkurrues, ambicioz, e urrej humbjen.  Unë gjithmonë dua të përmirësohem dhe të jap më shumë, vërtet identifikohem me atë pseudonim”.

Këtë të martë, duke folur për ndeshjen kundër Shakhtar Donestsk (grupi “H”, Champions League), ai u pyet se çfarë duhet të bëjë për të përmirësuar dhe nëse 'peshkaqeni' mund të konvertohet në 'megalodon', superpeshaqen parahistorik.

Me disa lojtarë të dëmtuar në skuadër, ai mund të jetë më afër afirmimit të tij në ekip. “Nuk kam nevojë të fitoj besim, kam besim të mjaftueshëm dhe të nevojshëm. Unë mund të përmirësoj shumë gjëra, jam 23 vjeç dhe jam në fillim të karrierës sime, pavarësisht se kam luajtur për shumë vite. Nuk ka rëndësi peshkaqeni, apo megalodoni (qesh), mund të jem të dyja”,- ka shpjeguar ai. 

“Sa herë që jam në fushë, pavarësisht nëse jam titular, apo zëvendësues, përpiqem të bëj më të mirën dhe të ndihmoj duke shënuar apo asistuar. Kam gjithmonë besim pozitiv. Nga ana tjetër, pranë më të rinjve ndihem si plak, por mundohem të jap këshillat që mundem dhe që kam dëgjuar në moshën e tyre”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll