Oficerët e policisë në kompleksin 'Magnet', sekuestrojnë apartamentet e Malltezit (VIDEO)
Oficeret TIRANË- Vijon sekuestrimi i pronave të Jamarbër Malltezit, dhëndrrit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali ...
Luku kishte përshtatur një banesë, për të riparuar dhe për të tregtuar armë zjarri, fishekë armësh dhe sende të tjera, që i siguronte për llogari të grupeve kriminale.
DURRËS- Arrestohet Lorenc Luku. Ndalimi i 38-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit 'Baza', i cili u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe me Komisariatin e Policisë Durrës.
Sipas forcave blu, Luku kishte përshtatur një banesë, për të riparuar dhe për të tregtuar armë zjarri, fishekë armësh dhe sende të tjera, që i siguronte për llogari të grupeve kriminale. Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”. Operacioni, rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u zhvillua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe me Komisariatin e Policisë Durrës.
Kishte përshtatur një banesë, për të riparuar dhe për të tregtuar armë zjarri, fishekë armësh dhe sende të tjera, që i siguronte për llogari të grupeve kriminale, arrestohet 38-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sekuestrohen 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.
Si rezultat i punës policore intensive, 24/7, në çdo skaj të territorit të qarkut, për qëllimet madhore: shkatërrimin e grupeve kriminale, parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që sigurojnë apo posedojnë asete për llogari të grupeve kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me ato të Komisariatit të Policisë Durrës, operacionin policor të koduar “Baza”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë zbuluan një banesë që ishte përshtatur për riparimin dhe për shitjen e armëve, municionit luftarak dhe sendeve të tjera që dyshohet se siguroheshin për t’u përdorur nga grupe kriminale.
Gjithashtu, u vu në pranga pronari i banesës, shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme fishekësh të armëve të zjarrit dhe të gjahut, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Oficeret TIRANË- Vijon sekuestrimi i pronave të Jamarbër Malltezit, dhëndrrit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali ...
Mjegull e dendur MALIQ-Një mjegull e dendur ka mbuluar aksin rrugor Maliq-Pogradec, çka ka krijuar dhe probleme në qarkullimin e automjet...
Suel Çela ELBASAN- Aksion në Elbasan për kapjen e Suel Çelës! Forca të ndryshme të policisë të asistu...
Berisha dhe Malltezi Më 1 qershor 2022, Fatmir Bektashi, biznesmen, pronar ose bashkëpronar i një numri kompanish ndërtimi në...
Moti TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Temperaturat minimale do të luh...
E reja TIRANË- Një zonjë denoncon motrën e saj të madhe në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan, e cila,...
TIRANË- Në 12 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një problemtikë të një shtetasi itali...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga përpjekjet e Policisë së Shtetit për t'i dorëzuar Sali...
Fatmir Bektashi TIRANË- Pas arrestimit të Jamarbër Malltezit për çështjen "Partizani", GJKKO vendosi masën e siguris&e...
Home Office ANGLI- Një hetim i medias prestigjioze “The Guardian” zbulon mënyrën e pakontrolluar dhe potencialisht diskriminuese...