Sport

Chelsea në kërkim të një mbrojtësi, është në dijeni për zëvendësimin e Thiago Silvës…

Alessandro Bastoni i Interit është në radarin e ‘Bluve’ të Londrës.

24 Tetor 2023, 13:49 Nga DOSJA
Chelsea në kërkim të një mbrojtësi, është

ANGLI - Chelsea është e interesuar për mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, teksa klubi anglez përgatitet për largimin e mundshëm të Thiago Silva.

Veterani brazilian tani është 39 vjeç dhe kontrata e tij me ‘Blutë’ do të skadojë në vitin 2024, pasi nënshkroi një zgjatje për një sezon në fillim të këtij viti.

Është e mundur që Silva të vendosë të zgjasë qëndrimin e tij edhe për 12 muaj të tjerë, por rikthimi në Brazil po konsiderohet, si një opsion dhe Chelsea ka filluar të përgatitet për jetën pas epokës së ish-yllit të AC Milanit dhe PSG.

Silva, pavarësisht moshës së tij, ka luajtur 90 minuta në çdo ndeshje të Premier League për londinezët këtë sezon, me trajnerin Mauricio Pochettino, që favorizon përvojën e madhe të mbrojtësit në një skuadër tani plot me lojtarë të rinj.

Kthimi i Benoit Badiachiel në palestër do të jetë interesant, megjithatë, pasi ish-asi i Monacos ishte një nga lojtarët më të mirë të Chelseat sezonin e kaluar, pas transferimit të tij në janar në “Stamford Bridge” dhe shumë tifozë kanë kërkuar që ai të përfshihet në njëmbëdhjetëshen e preferuar nga Pochettino.

Megjithatë, Chelsea tashmë ka filluar të përgatitet për largimin e pashmangshëm të Silvës dhe ka paralajmëruar një lëvizje të mundshme për yllin e Interit, Bastoni.

B.T(Dosja.al)

Sondazh

Poll