Sport

Ancelotti: “Një mundësi e shkëlqyer për t'iu afruar 1/16-ave në Champions League”...

“Braga luan futboll të mirë, i pëlqen të kontrollojë topin dhe të sulmojë”, tha trajneri italian para ndeshjes me skuadrën portugeze.

24 Tetor 2023, 13:27 Nga DOSJA
Ancelotti: “Një mundësi e shkëlqyer për t'iu

PORTUGALI - Real Madridi të martën do të përballet me Bragën në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Champions League. Trajneri i “shtëpisë të bardhë” Carlo Ancelotti ka folur para vizitës së skuadrës portugeze. Ai beson se ndeshja kundër Bragës është një mundësi e shkëlqyer për Realin që t'i afrohet fazës së 1/16-tës.

“Eshtë një mundësi shumë e mirë për t'iu afruar fazes tjetër të Champions League. Braga luan futboll të mirë, i pëlqen të kontrollojë topin dhe të sulmojë. Kundërshtarit i pëlqen të dominojë. Ne duhet të jemi të mirë në mbrojtje, kjo do të jetë kyçe. Prej andej ne duhet të përfitojmë nga cilësitë individuale që kemi, dhe ato janë të shumta”, tha Carlo Ancelotti.

“Ka shumë dallime ndërmjet arbitrimit që duhen theksuar. Një gjyqtar spanjol që drejton në Spanjë jeton në Spanjë. Arbitri anglez që do të drejtojë në Portugali, për shembull, do të shkojë në shtëpi të mërkurën dhe çfarë thonë në Portugali, nuk do të ketë shumë rëndësi për të. Mendoj se arbitrimi në Europë ka një presion shumë të ndryshëm”,- tha specialisti italian i pyetur për arbitrimin.

“Nuk po mendoj për rotacionin në ndeshjen e të martës, por kjo nuk do të thotë që të njëjtët lojtarë do të luajnë të shtunën (Real ka ‘El Clasico’ kundër Barcelonës). Do të duhet të shohim dëmtimet, lodhjen, rikthimin e Naços. Ka kohë deri të shtunën”, shtoi Carlo Ancelotti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll