Sport

Kepa ka lënë të kuptohet, se dëshiron të qëndrojë te Real Madridi!...

Portieri spanjol KepaArrizabalaga synon të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

24 Tetor 2023, 11:23 Nga DOSJA
Kepa ka lënë të kuptohet, se dëshiron të

SPANJE - Portieri spanjol Kepa Arrizabalaga, i transferuar nga Chelsea te Real Madrid, ka bërë sërish të qartë dëshirën e tij për të qëndruar te “Klubi Mbretëror” pas kësaj fushate.

Ai iu bashkua “los blancos” si një huazim për një sezon në verë, pas dëmtimit të Thibaut Courtois. Kepa është lojtar i rregullt në skuadrën e Carlo Ancelottit, duke mbajtur në 5 ndeshjen portën të pastër në 10 në gara të ndryshme.

“Të qëndrosh te Real Madrid? Sigurisht, po, unë ende e dua këtë. Por tani nuk është koha për të negociuar. Mund të them që 3 muajt e mi këtu kanë qenë pozitivë. Por sezoni është i gjatë dhe do ta vlerësojmë në fund”,- tha Arrizabalaga.

Megjithatë, pritet që pas rikthimit të portierit Courtois të dëmtuar, shanset e Kepës të ulen dhe ai më tepër do të luajë rolin e rezervës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll