Sport

Arteta përpara ndeshjes në Sevilla: “Mjedisi te Arsenali është perfekt”!

“Ne kemi një kombinim shumë të mirë të lojtarëve të rinj dhe me përvojë”, tha tekniku spanjol

24 Tetor 2023, 11:33 Nga DOSJA
Arteta përpara ndeshjes në Sevilla: “Mjedisi te Arsenali

ANGLI - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta flet për mediat përpara ndeshjes së londinezëve në Champions League kundër Sevillas të martën. Tekniku spanjol konfirmoi se portieri Aaron Ramsdale ka udhëtuar me ekipin për ndeshjen. Ai beson se Kai Havertz mund të luajë një rol kyç në performancën e “Topçinjve” në Champions League.

I pyetur, nëse kishte në mendje Champions League kur nënshkroi me Kai Havertz, Arteta tha se ishte "një nga arsyet" dhe shtoi: "Cilësia e tij dhe numri i gjërave që ai ka bërë tashmë në karrierën dhe në moshën e tij. Ai gjithashtu ka përmirësuar 11-shen e startit, sepse ai është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme që do të na ndihmojë të përmirësohemi”.

Mikel Arteta ka konfirmuar se Bucayo Saka është pjesë e grupit, pas përfundimit të ndeshjes së fundjavës me shiritin e kapitenit. Për ata lojtarë që hyjnë në role drejtuese, ai tha: "Unë mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme për ta, sepse roli që ata kanë në mënyrën se si luajnë në klubin tonë duhet të reflektojë rreth ekipit, për ta bërë atë të përparojë.

Trajneri i Arsenal shtoi: "Unë mendoj se është një mjedis i përsosur, ne kemi një përzierje vërtet të mirë të lojtarëve të rinj dhe lojtarëve me përvojë në skuadër."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll