Sport

Kreu i një bande hajdutësh, i tregon të gjitha: "Ja si e grabita shtëpinë e Cristiano Ronaldos dhe atë të Johan Cruyff në Barcelonë"

Hajduti ka treguar të gjitha detajet dhe mënyrën se si vepron…

24 Tetor 2023, 09:30 Nga DOSJA
Kreu i një bande hajdutësh, i tregon të gjitha: "Ja si e

SPANJE - Emisioni televiziv në Spanjë po provon të jetë përpara të gjithëve për sa i përket ekskluziviteteve. Dhe këtë të hëne, programi Antena 3 ka kontaktuar me kreun e një bande hajdutësh të shtëpive luksoze. 

“Isha unë ai që grabita shtëpinë e Cristiano Ronaldos në Portugali. Unë isha ai që grabita Johan Cruyff në Barcelonë”,- ka thënë ai, duke i lënë pa fjalë bashkëpunëtorët dhe prezantuesin. 

Shefi i bandës nuk kishte frikë nga asgjë, në fakt është në kërkim. Në lidhje me grabitjen e Benzemës, ai ka theksuar se “ishte koha për t’u bërë”.

Më pas, ai ka treguar procedurën që kryen, në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planit.  “Pasi e kam gjetur, e ndjek, e ndjek, mund të kalojnë muaj... Derisa gjej rastin të mos ketë njeri brenda”. 

Në të njëjtat linja, ai shpjegoi se nuk mund të veprojë i vetëm: "Unë nuk mund të gjej asnjë objektiv në Spanjë, nëse dikush nuk vjen të ma thotë," rrëfeu ai.

Për rritjen e vjedhjeve, ai nuk është ndalur dhe e ka bërë të qartë arsyen: “Në rrjetet sociale po kërkojnë ora 300 mijë euro, 500 mijë euro, një milion, çmimi i arit është rritur aq shumë sa një kilogram flori vlen më shumë se një kilogram koka”.

Më në fund, hajduti është treguar arrogant dhe i sigurt: “Nuk ka njeri që mund të më ndalojë dhe asgjë që mund të më rezistojë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll