23 Tetor 2023, 21:58
Nga r.ll
flamur noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se me arrestimin e Jamarbër Malltezit, synimi ishte të goditej opozita dhe Sali Berisha.
Noka tha në “Open” në News24 se vendimi i SPAK erdhi pas nisjes së aksionit të ri opozitar. Deputeti demokrat tha se Jamarbër Malltezi është pinjoll i një familje të vjetër tiranase i cili nuk ka arritur të përfitojë as 10% të pronave të tij.
“Jemi të gjithë këtu dëshmitarë. Është përpjekje e vazhdueshme për të likuiduar Sali Berishën dhe opozitën dhe së fundmi për ta likuiduar atë edhe politikisht dhe për të emëruar mercenaro-opozitën, e cila vetëm të lëpihet dhe të sulmon. Edi Rama nuk mund të pranojë që ia hoqi nga kthetrat opozitën. Ky është një skenar i Edi Ramës. Po të shohësh dosjen nuk ka asnjë provë juridike. E gjithë dosja është hartuar me mllef politik dhe pa asnjë argument dhe provë. Në dosje janë zhdukur prova që dëshmojnë të kundërtën. Janë vendim kolegjiale dhe jo individuale.
VKM-të për bordet e thesarit u nxorën që në vitet 92-94 për të përndjekurit. Malltezi mund të jetë përfituesi i 500-mijtë. Iu kërkoj ndjesë pronarëve që nuk ua kemi kthyer të gjitha pronat dhe sot po u rrëmbehen me VKM për t’ua dhënë investitorëve strategjikë. Prokuroria ka hetuar tre vjet këtë dosje. Taulant Balla doli me ca letra që qeveria i ka shpërblyer këta dhe fliste qëllimisht për fushën e aviacionit dhe jo të sportit. Është ngritur e gjitha false, politike dhe juridike.
Janë VKM që janë nxjerrë për pronat në Shqipëri. Jamarbër Malltezi është pinjoll i një familje të vjetër tiranase i cili nuk ka arritur të përfitojë as 10% të pronave të tij. Të gjitha këto kanë një synim; është Sali Berisha. Sot janë rrëmbyer prona publike në portin e Durrësit dhe Skapi i partisë ka mbyllur sytë. Burri i ministres bëhet investitor strategjik. Kemi marrë një aksion të ri politik. Përveç bashkim të brendshëm, synimi ishte të zbrisnim në bazë dhe Rama u drithërua”, theksoi ai.
flamur noka arrestimi i jamarber malltezit
Politike
23 Tetor 2023, 21:56
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar sqarimin e dosjes së privatizimit të ish-klubit Partizani, d...
Politike
23 Tetor 2023, 21:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur dritë mbi kalvarin e ndërtuesve te ish-klubi Partizani. I ft...
Politike
23 Tetor 2023, 21:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për arrestimin e dhëndrit të tij dhe çështje...
Politike
23 Tetor 2023, 20:59
I.A
Jamarber Malltezi
TIRANË- Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka deklaruar se të gjitha procedurat e ...
Politike
23 Tetor 2023, 20:55
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka cilësuar krejtësisht politike akuzat që rëndojnë n...
Politike
23 Tetor 2023, 20:46
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e gjykatës që i ka caktu...
Politike
23 Tetor 2023, 20:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilwsuar prangosjen e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit dhe akuzat si tr...
Politike
23 Tetor 2023, 17:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali berisha është thirrur nga Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin...
Politike
23 Tetor 2023, 16:51
Gjergj Erebara
Sali Berisha
TIRANË- Më 18 qershor 2008, qeveria e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, i drejtuar në atë kohë nga Sa...
Politike
23 Tetor 2023, 16:27
I.A
Oficeret
TIRANË- Oficerët e Policisë gjyqësore kanë shkuar sot në pallatin ku jeton kryetari i Partisë Demokratike ...