Aktualitet

GJKKO i vendosi masën "detyrim paraqitje"/ Bektashi: Nuk kam kryer asnjë vepër penale, do ta vërtetojë koha

Ky i fundit i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se i qëndron përballë drejtësisë, pasi sipas tij nuk ka asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza dhe këtë do e vërtetojë koha.

23 Tetor 2023, 21:42 Nga r.ll
GJKKO i vendosi masën "detyrim paraqitje"/ Bektashi: Nuk kam
Fatmir Bektashi

TIRANË- Pas arrestimit të Jamarbër Malltezit për çështjen "Partizani", GJKKO vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Ky i fundit i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se i qëndron përballë drejtësisë, pasi sipas tij nuk ka asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza dhe këtë do e vërtetojë koha.

“Unë kam një parim, çfarë do që të ndodhë, dil nga dera kryesore dhe përballu me këdo. Unë e dija që kishte hetim prej 2020. Kam qëndruar këtu të përballem me drejtësinë. S’ka asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza dhe këtë do ta vërtetojë koha”- ka deklaruar Bektashi.

Pasi u la në burg, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi deklaroi brenda sallës së gjyqit se të gjitha procedurat e privatizimit kanë nisur në vitin 2000. Në dëshminë e tij në GJKKO, Malltezi u shpreh se inventarizimi është firmosur nga Edi Rama, i cili në atë kohë ishte kryetar bashkie në Tiranë.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës kur sapo hyri në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është vënë nën sekuestrim edhe pasuria. GJKKO vendosi masa sigurie 'detyrim me paraqitje' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha dhe për ortakun e Malltezit, Fatmir Bektashin.

fatmir bekteshi arrestimi i jamarber malltezit

Sondazh

Poll