Aktualitet

Aksident në Korçë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin, në gjendje të rëndë drejtuesi

Për pasojë drejtuesi i mjetit me inciale A. Sh rreth 30 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal. 

23 Tetor 2023, 20:38 Nga a.l
Aksident në Korçë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me
Foto ilustruese

KORÇË- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Korçë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në aksin rrugor 'Korçë-Bilisht' në afërsi të fshatit Dishnicë. Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i mjetit me inciale A. Sh rreth 30 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal. 

"Më datë 23.10.2023, rreth orës 19:30, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, shtetasi A. Sh., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, duke drejtuar automjetin tip "Opel", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i automjetit aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

aksident ne korce

Sondazh

Poll