Aktualitet

Debat në seancë mes Gjokutajt dhe Arben Krajës, prokurori kërkon të dalë jashtë

Kjo pasi në seancë ka shkuar dhe avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj. 

23 Tetor 2023, 20:00 Nga I.A
Debat në seancë mes Gjokutajt dhe Arben Krajës, prokurori
Genc Gjokutaj

TIRANË- Seanca e sotme ndaj dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashi është zhvilluar me debate. Kjo pasi në seancë ka shkuar dhe avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj. 

Prokurori Kraja e ka pyetur avokatin se çfarë përfaqsonte në seancë. Në momentin që Gjokutaj është përgjigjur se është avokati i Sali Berishës, Kraja i ka kërkuar të dalë nga seanca pasi ai nuk ka prokurë, dhe se sot nuk është seanca ndaj Berishës, por ndaj Jamarbër Malltezit e Fatmir Bektashit.

jamarbër malltezi fatmir bektashi sali berisha genc gjokutaj

Sondazh

Poll