Aktualitet

GJKKO merr vendimin, arrest me burg për Jamarbër Malltezin, detyrim paraqitje për Bektashin

Ndërkohë që për biznesmenin Fatmir Bektashi është lënë në fuqi masa e sigurisë "detyrim paraqitje".

23 Tetor 2023, 20:00 Nga I.A
GJKKO merr vendimin, arrest me burg për Jamarbër Malltezin, detyrim
Jamarbër Malltezi

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha Jamarbër Malltezin në lidhje me çështjen e ish-kompleksit Partizani. Ndërkohë që për biznesmenin Fatmir Bektashi është lënë në fuqi masa e sigurisë "detyrim paraqitje".

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje. /Dosja.al

jamarbër malltezi arrestohet jamarber malltezi fatmir bektashi

Sondazh

Poll