Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnjë/ Dy makina përplasen me zetorin, plagosen 4 persona

Nga ky aksident i trefishtë të plagosur kanë mbetur 4 persona të cilët janë transportuar drejt spitalit rajonal me urgjencë. 

23 Tetor 2023, 20:00 Nga a.l
Aksident i rëndë në Lushnjë/ Dy makina përplasen me
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Çermë-Lushnjë ku dy automjete dhe një zetor janë përplasur. Nga ky aksident i trefishtë të plagosur kanë mbetur 4 persona të cilët janë transportuar drejt spitalit rajonal me urgjencë. 

"Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Çermë-Lushnjë", në fshatin Zhamë, mjeti tip "Zetor" me drejtues shtetasin T. K., 40 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Audi" me drejtues shtetasin Gj. D., 42 vjeç, dhe me automjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin I. B. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit Gj. D dhe T. K., si edhe pasagjeri në mjetin tip "Audi", shtetasi A. H., 50 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për zhbllokimin e trafikut në këtë aks. 

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll