Politike

Përfaqësues vetëm i familjes Begeja’/ Berisha: Malltezi, investitor me tokë! SPAK ka çdo dokument, por i fsheh

Berisha ka sqaruar pozicionin e dhëndrit të tij, duke thënë se Jamarbër Malltezi është përfaqësues i vetëm familjes Begeja dhe se është futur si investitor me tokë.

23 Tetor 2023, 21:26 Nga I.A
Përfaqësues vetëm i familjes Begeja’/ Berisha: Malltezi,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për arrestimin e dhëndrit të tij dhe çështjes së privatizimit të ish-clubit Partizanit. I ftuar në 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Berisha ka sqaruar pozicionin e dhëndrit të tij, duke thënë se Jamarbër Malltezi është përfaqësues i vetëm familjes Begeja dhe se është futur si investitor me tokë.

"Jo tamam por pjesërisht. Vetëm një familje që ta dish. Pardje po të më kishe pyetur dhe unë këtë do thosha por jo ishte vetëm i familjes Begeja nuk kishte familje të tjera. Dhe këta e kanë atë dokument që secila ka pasur përfaqësuesin e vetë. Absolutisht por jo të fshehësh dokumentat. Të faktoj për 30 sekonda ty që për çdo qindarkë ka burimin dhe dekumentat. Abi Malltezi përveç truallit të vetë që i ka takuar nga gjyshja e tij, ka blerë troje me dokumenta me fatura te kushërinj të tjerë që kanë pasur nevojë për para dhe kanë bërë zgjedhjen e tyre. Abi Malltezi është futur si investitor me tokë në radhë të parë dhe për këtë SKAPI ka çdo dokument. Eksiston çdo faturë dhe dokument se çdo apartament ky e ka shitur në themel dhe dihet çmimi. Çdo apartament e ka shitur me rreth 200 euro më lirë se sa shiteshin të ndërtuara. Ky ka mbledhur këto para dhe këto para skanë qënë pak, se njëra është futur me 20%. Ky bleu truall me ato para që kishte dhe kredinë që mori i përdori për të blerë tokë te kushërinjtë e vetë dhe ky hyri si pronar me truall shumë më tepër se të tjerët. Nqs prokuroria donte që gjente çdo qindarkë e gjente po nuk donte donte ta paraqiste skupe," tha Berisha.

sali berisha jamarbër malltezi

Sondazh

Poll