Politike

U la në burg për çështjen e ish-kompleksit Partizani, Malltezi: Ka nisur në vitin 2000, ka firmosur Rama

Në dëshminë e tij në GJKKO, Malltezi u shpreh se inventarizimi është firmosur nga Edi Rama, i cili në atë kohë ishte kryetar bashkie në Tiranë.

23 Tetor 2023, 20:59 Nga I.A
U la në burg për çështjen e ish-kompleksit Partizani,
Jamarber Malltezi

TIRANË- Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka deklaruar se të gjitha procedurat e privatizimit ka nisur në vitin 2000. Në dëshminë e tij në GJKKO, Malltezi u shpreh se inventarizimi është firmosur nga Edi Rama, i cili në atë kohë ishte kryetar bashkie në Tiranë.

"Nuk e dija që isha unë armiku. Të gjitha procedurat për privatizimin e objektit, kanë nisur në vitin 2000. Inventarizini është firmosur nga kryeministri aktual Edi Rama, që ne atë kohë ishte kryetar bashkie. E gjithë prona  nuk  ka qënë zonë sportive, siç pretendon prokuroria, por ka qënë pjesërisht sportive dhe pjesërisht banimi. Zona sportive ka qene me uzurpues të pa ligjshëm i cili pretendonte se e kishte të rregjistruar shoqëri aksionere Kf Partizani. Vetë ministria e mbrjojtjes në kohën e Pandeli Majkos ka hapur një proces gjyqësor në gjykatën e Tiranës. Në atë kohë gjykata shfuqizoi Kf Partizanin të rregjistrohej si shoqëri aksionere. Unë jam profesor doktor dhe jetoj në Shqipëri edhe pse kam patur mundësi të largohem. Hetimi prej vitit 2020 po mbahej qëllimisht dhe unë kam qenë në dijeni të këtij procedimi", tha Malltezi.

jamarber malltezi arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll