Aktualitet

Rinis seanca në GJKKO për Malltezin dhe Bektashin

Pas 2 orësh pushimi që kërkuan avokatët mbrojtës, për të shqyrtyuar dosjen, seanca ka rinisur sërish.

23 Tetor 2023, 18:19 Nga I.A
Rinis seanca në GJKKO për Malltezin dhe Bektashin
GJKKO

TIRANË-  Seanca penale e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi ka rinisur. Pas 2 orësh pushimi që kërkuan avokatët mbrojtës, për të shqyrtuar dosjen, seanca ka rinisur përsëri.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljeve jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje. /Dosja.al

arrestohet jamarber malltezi fatmir bektashi

Sondazh

Poll