Aktualitet

Goditi një punonjës policie, arrestohet i riu në Tiranë, shoqëruesi i tij procedohet penalisht

Mësohet se këta dy persona fillimisht janë konfliktuar me një vajzë. Por gjatë ndërhyrjes së policisë, 29-vjeçari ka goditur dhe punonjësin e policisë.

23 Tetor 2023, 15:25 Nga I.A
Goditi një punonjës policie, arrestohet i riu në Tiranë,
Policia

TIRANË- Një i ri është arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është proceduar penalisht për konfliktim dhe goditje ndaj punonjësit të policisë. Mësohet se këta dy persona fillimisht janë konfliktuar me një vajzë. Por gjatë ndërhyrjes së policisë, 29-vjeçari ka goditur dhe punonjësin e policisë. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: D. Gj., 29 vjeç, banues në Lezhë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën "Gjin Bue Shpata”, shtetasi A. R. është konfliktuar me një shtetase dhe gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, shtetasi D. Gj. ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie;

policia e shtetit policia e tiranes

Sondazh

Poll