Aktualitet

FOTO- Malltezi del para gjykatës, ortaku i tij del i pashoqëruar nga GJKKO

Në momenti e hyrjes në sallën e gjyqit Bektashi ishte nën shoqërimin e dy punonjësve të policisë.

23 Tetor 2023, 14:07 Nga f.i
FOTO- Malltezi del para gjykatës, ortaku i tij del i pashoqëruar nga
Fatmir Bektashi

TIRANË- Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha, ka lënë ambientet e Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

Bektashi është paraqitur paraditen e sotme në seancën gjyqësore në ambientet e Gjykatës së Posaçme në lidhje me akuzën e privatizimit të klubit Partizani. Në momenti e hyrjes në sallën e gjyqit Bektashi ishte nën shoqërimin e dy punonjësve të policisë, ndërrsa kur doli u pa i vetëm.

Ndaj Bektashit është marrë vendim ditën e shtunë për masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërkohë aktualisht është duke u zhvilluar seanca ndaj Jamarbër Malltezit.

 

 

arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll