Aktualitet

“S’mori asnjë qindarkë nga trashëgimia e burrit”/ Berisha: Vajza ime e ka pasurinë e deklaruar

Berisha ka sqaruar të dhënat në lidhje me pasuritë e vajzës, e cila sipas tij e ka deklaruar pasurin në një kohë kur ai u emëruar kryeministër. 

23 Tetor 2023, 13:42 Nga A.B
“S’mori asnjë qindarkë nga trashëgimia e
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi ku shpjegon si është bërë pronar, si dhe për vajzën e tij Argita Malltezi, për të cilën thotë se pasuritë i ka të deklaruara dhe nuk ka marrë asnjë qindrake nga paratë publike. Berisha ka sqaruar të dhënat në lidhje me pasuritë e vajzës, e cila sipas tij e ka deklaruar pasurin në një kohë kur ai u emëruar kryeministër. 

PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS:

“Jamarbër Malltezi është bërë pronar duke qenë ortak i Homeplan me marrëveshje të pakufizuar. pari, ka qenë pronar toke, ka Blej parcela të tjera nga kushërinjtë e tij. Dyti, ka investuar që në fillim me dokumentet zyrtare, 60 milionë lekë.

Së treti, ka dokumente që ka shitur në gropë dhe kjo është një mësim. Për çdo metër katror, ​​ekziston çdo dokument. Por këta shpifës të paguar për të shtruar tim shtrojnë pyetjen si u bë. Shit në gropë, kështu u bë. Dhe ka te vërtetuar çdo qindarkë të tij.

Hakmarrësit primitivë dhe larove të Ramës, kulmon ku në 3-4 raste të shkruara se Jamarbër Maltezi mori dividentin dhe Argita nuk e deklaroi në të ardhurat e veta në ILDKP.

Idividëve që përdhosin ligjin dhe bashkëpunimin! U them kaq; jeni ose skllevërit të Ramës ose injorantë në ekstrem. Argita ka deklaruar pasurinë dhe para se ta detyrojë shtetin. Argita Malltezi nuk deklaron pasuritë sepse është funksionare, por për shkak të të atit. Jamarbër Malltezi nuk është subjekt i ILDKP.

Këta përdhosës së ligjit për të akuzuar vajzën time për llogari të Ramës, i referohen ligji të bashkësisë familjare. Por dhe ajo përdoret sipas oreksit të Edi Ramës sepse ai ligji thotë të gjitha janë bashkë, pasurisë së trashëguar.

Argita Malltezi nuk ka marrë asnjë qindarkë nga e marrit. Argita Malltezi që nga vitet që ka marrë rrogën e parë si pedogoge, nuk ka fituar një para nga sektori i shtetit publik, sepse ajo është ajo që është një ligj”, tha Berisha.

arrestohet jamarber malltezi sali berisha

Sondazh

Poll