Aktualitet

AKSION i SPAK! Nis sekuestrimi i vilës së dhëndrit të Berishës në Gjirin e Lalzit

Gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të Malltezit, mes tyre edhe kjo vilë.

23 Tetor 2023, 13:47 Nga A.B

AKSION i SPAK! Nis sekuestrimi i vilës së dhëndrit të

Forcat e policisë kanë mbërritur në vilën e Jamarër Malltezit në Lalëz për të vendosur sekuestron preventive ndaj kësaj prone. Gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të Malltezit, mes tyre edhe kjo vilë. Dy përfaqësues të policisë së Shtetit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kanë hyrë brenda oborrit të vilës dhe janë duke kryer procedurën e sekuestrimit.

Në total janë 16 pasuri të paluajtshme që i janë sekuestruar Malltezit. Gjithashtu 6 llogari bankare (në euro, dollarë dhe lekë) si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të tij në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave). /Dosja.al 

arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll