Aktualitet

Privatizimi i kompleksit "Partizani", avokatët e Malltezit dhe Bektashit kërkojnë 2 orë kohë të njihen me dosjen

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua të shtunën me urdhër të SPAK. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani.

23 Tetor 2023, 14:06 Nga A.B
Privatizimi i kompleksit "Partizani", avokatët e Malltezit dhe
SPAK

TIRANË- Sot ka nisur në GJKKO seanca për të akuzuar në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani në Tiranë. Avokatët e Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit kanë kërkuar një periudhë prej 2 orësh për t’u njohur me dosjen.

Në gjykatë si mbrojtës ligjor i ish-kryeminsitrit Sali Berisha është paraqitur Genci Gjokutaj. Raportohet po ashtu se duke qenë se Berisha nuk ka firmosur nuk është ekzekutuar vendimi ndaj tij.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua të shtunën me urdhër të SPAK. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani.

Akuzat penale të ngritura nga SPAK:

Sali Berisha – Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë kryer në bashkëpunim, (neni 260 ) dhe 25 i K.Penal

Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv në bashkëpunim (neni 260) dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, (neni 287) i K.Penal;

Fatmir Bektashi – Korrupsion aktiv dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, (neni 287) i K.Penal; /Dosja.al

arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll