Aktualitet

Është bërë pishman që votoi ngritjen e SPAK? Ja si përgjigjet Berisha

23 Tetor 2023, 13:18 Nga DOSJA
Është bërë pishman që votoi ngritjen e SPAK? Ja si
Mbledhja

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u pyet ditën e sotme nga gazetarët se nëse është bërë pishman që ka votuar pro ngritjes së SPAK. Mirëpo, Berisha tha se do të votojë gjithë jetën për një drejtësi të pavarur, si dhe shtoi se do e mbështesë reformën pasi është futur në politikë si një njeri për të luftuar për të drejtat.

Pyetja- A jeni pishman që keni votuar ngritjen e SPAK

Berisha: Unë kam votuar për një drejtësi të pavarur. Do të votoj për gjithë jetën për një drejtësi të pavarur. Ju keni 2 momente. Unë isha kundërshtar i reformës në drejtësi. Unë nuk mund të mos e mbështes reformën, se unë kam dalë në politikë si një njeri për të luftuar për të drejtat. 

Sondazh

Poll