Aktualitet

Maratona e Tiranës! 4000 vrapues në garë nga Shqipëria dhe bota, FITUESIT: Kenia rrëmben 3 çmimet e para

Luiza Gega edhe një herë kryesoi në kategorinë e femrave në 21 km.

22 Tetor 2023, 15:10 Nga f.i
Maratona e Tiranës! 4000 vrapues në garë nga Shqipëria dhe
maratona e Tiranës

TIRANË- Maratona e Tiranës është përmbyllur edhe këtë vit. Për të shtatin edicion radhazi pjesëmarrës ishin 4700 , jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga 47 vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrësit garuan në disa kategori, 10 km, 21 km, si dhe maratona e plotë 42 km. Në garë u bashkuan edhe kategori si We Too, me 22 garues, që u nisën nga sheshi “Skënderbej” për të përshkruar 2.3 km.

3 çmimet e para u rrëmbyen nga Kenia, e cila për herë të parë u përfaqësua këtë vit në Maratonën e Tiranës. Luiza Gega edhe një herë kryesoi në kategorinë e femrave në 21 km.

Fituesit sipas kategorive:

42 km

Femra

1 Natalia Semenovych

2 Hellen Jepkosgei Kimutai

3 Sonia Cekini

Meshkuj

1 Ezekiel Kipkorir

2 Laban Cheruiyot

3  Hosea Kiplagat Tuei

-21 km

Femra

1 Luiza Gega

2 Glorius Jepkirui

3 Ronah Nyaboke Nyabochoa

Meshkuj

1 Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo

2 Kennedy Kimutai Kaptila

3 Nicolo Bedini

-10 km

Femra

1 Gresa Bakraci

2 Redia Dauti

3 Anila Skora

Meshkuj

1 Panagiotis Karaiskos

2 Bledar Mesi

3 Krzysztof Szymanowski

-42 km 

1 Ilir Këllezi

2 Renato Dorzi  

3. Altin Vorpsi

Një kategori e veçantë e kësaj maratone është edhe ajo “We too”. Pjesë e garës së sotme ishin edhe persona me nevoja të veçanta dhe paraplegjikë të cilët vrapuan në mbështetje të kauzës, por njëkohësisht duke dhënë edhe mesazhe shprese dhe guximi se asgjë nuk është e pamundur dhe nuk mund t’i ndalë.

Kujtojmë se, me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që u zhvillua në vendin tonë, janë marrë një plan masash prekë këmbësorët por edhe lëvizjen e makinave, gjatë zhvillimit te garës.

maratona e tiranes

Sondazh

Poll