Aktualitet

Nxitën një 26-vjeçare të pinte drogë dhe më pas abuzuan seksualisht, 2 të arrestuar në Vlorë, 1 në kërkim

Mësohet se të arrestuar janë O.T, A.C. G.M është shpallur në kërkim.

22 Tetor 2023, 15:06 Nga r.ll
Nxitën një 26-vjeçare të pinte drogë dhe më pas
policia e vlores

VLORË- Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi kanë nxitur një 26-vjeçare të pinte drogë dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të.

Sipas informacioneve policore një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se të arrestuar janë Oltjan Tahiri dhe Albi Ceno, ndërsa Gentjano Mehmeti është shpallur në kërkim. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit O. T., 31 vjeç dhe A. C., 28 vjeç, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasit G. M., 32 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur një 26-vjeçare, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tirane

Sondazh

Poll