Aktualitet

Privatizimi i ish-kompleksit 'Partizani'/ Dosja e hetimit: Berisha mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në asgjesimin e provave

Në vendimin e gjykatës thuhet se ekziston mundësia që Berisha të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjesimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi.

22 Tetor 2023, 12:37 Nga A.B
Privatizimi i ish-kompleksit 'Partizani'/ Dosja e hetimit: Berisha
Sali Berisha, Jamarber Malltezi

TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë hetimore të SPAK për çështjen e ish-kompleksit 'Partizani', e cila është 200 faqe. 

Në vendimin e gjykatës thuhet se ekziston mundësia që Berisha të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjesimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi.

"Për të hetuarin Sali Berisha plotësohet kushti i parë i veçantë i parashikuar nga shkronja "a", pika 3, të nenit 228 të K.Pr.Penale, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje. Për faktin e ndodhur po zhvillohen hetime në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave të faktit dhe për shkak të funksionit që ka ushtruar më parë shtetasi nën hetim Sali Berisha në kohën e kryerjes së veprës penale, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, por edhe funksionit të tij aktual si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shtetasi nën hetim i lartpërmendur, për shkak të marrdhënieve të krijuara si rezultat i ushtrimit të funksioneve të mësipërme dhe influencave që mund të ketë tek persona të tjerë, ekziston mundësia që të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjesimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi." thuhet në vendimin e argumentuar të gjyqtares Irena Gjoka.

Privatizimi i ish-kompleksit 'Partizani'/ Dosja e hetimit: Berisha

Ish-kryeministri, Sali Beridha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e deklarim të rremë të pasurisë. Në pranga ka përfunduar edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, i përfshirë në ndërtimet e pallateve në zonën ku ndodhej kompleksi sportiv.

Në vitin 2020 ishte ministri i Brendshëm, Taulant Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, i cili ka paditur, ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi si përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në kompleksin “Partizani”./Dosja.al

sali berisha arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll