Aktualitet

ME VIDEO- I veshur me këmishë dhe kapele, momenti kur Jamarbër Malltezi arrestohet në Rinas

Tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë.

22 Tetor 2023, 11:35 Nga A.B
ME VIDEO- I veshur me këmishë dhe kapele, momenti kur Jamarbër
Jamarbër Malltezi

TIRANË-Ky është momenti me video kur vihet në pranga dhe shoqërohet nga Policia Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës në aeroportin e Rinasit. Malltezi u arrestua në Rinas teksa kishte dalë të priste gruan e tij Argita Malltezi që vinte nga Gjermania. Tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit, në pjesë e hyrjes kryesore, ku ndodhen dhe taksitë.

Në momentin e arrestimit Malltezit, siç duket edhe në video, shihet i veshur me një këmishë të bardhë dhe me një kapele.

Video e siguruar nga Dosja.al

 

jamarbër malltezi arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll