Aktualitet

'Do më merrnin pasurinë e gjyshit'/ Plagosi dy persona në Korçë, dëshmia e autorit: Donin të më helmonin

Prokuroria kërkoi masën arrest me burg për Mazllëmin, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

22 Tetor 2023, 14:10 Nga A.B
'Do më merrnin pasurinë e gjyshit'/ Plagosi dy persona
Policia

KORÇË- Jonis Mazllëmi, personi i cili plagosi me sëpatë tre ditë më parë në Pazarin e Korçës një grua 52-vjeçe dhe një 60-vjeçar është lënë në burg nga gjykata e Korçës. Prokuroria kërkoi masën arrest me burg për Mazllëmin, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Avokati i mbrojtjes kërkoi si masë sigurimi atë të shtrimit të detyruar në spital, por kërkesa u rrëzua nga gjykata për shkak të mungesës së dokumentacionit që vërtetonte problemet me shëndetin mendor të 36 vjeçarit.

Deklarimet e Jonis Mazllëmit në gjykatë ishin produkt i halucinacioneve, sipas avokatit mbrojtës. Ai pretendonte se dy personat që plagosi do e helmonin dhe e përndiqnin për shkak të një pasurie të madhe që i kishte lënë gjyshi. Raportohet se Mazllëmi, për shkak të fobisë nga helmimi, kishte 10 ditë pa ngrënë ushqim./Dosja.al

jonis mazllëmi

Sondazh

Poll