Aktualitet

Përplasi për vdekje 68-vjeçaren në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, arrestohet i riu nga Kuçova

I riu u shoqërua nga policia menjëherë pas aksidentit të rëndë, që i mori jetën 68-vjeçares e cila po kalonte autostradën Rrogozhinë-Lushnje mbi trafikndarësen e betonit.

22 Tetor 2023, 11:33 Nga r.ll
Përplasi për vdekje 68-vjeçaren në autostradën
foto ilustruese

DIVJAKË- Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi përplasi për vdekje ditën e djeshme një 68-vjeçare që po kalonte autostradën Rrogozhinë-Lushnje në fshatin Dushk të Lushnjës.

I riu u shoqërua nga policia menjëherë pas aksidentit të rëndë, që i mori jetën 68-vjeçares e cila po kalonte autostradën Rrogozhinë-Lushnje mbi trafikndarësen e betonit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Divjakës arrestoi në flagrancë shtetasin O. GJ., 30 vjeç banues në Kuçovë pasi ditën e djeshme në fshatin Dushk dyshohet se automjeti me të cilin udhëtonte ka aksidentuar kalimtaren N. Rr., 68 vjeçe, banuese në Kavajë e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll