Aktualitet

U kapën duke u kujdesur për 500 bimë kanabis, dënohen me burg 2 shqiptarët në Britani (EMRAT)

Në momentin që u zbuluan nga policia të dy shqiptarët u përpoqën të arratiseshin nga një dritare por Dusha u rrëzua dhe kishte nevojë për trajtim spitalor për një kavilje të dëmtuar. 

20 Tetor 2023, 15:51 Nga r.ll
U kapën duke u kujdesur për 500 bimë kanabis, dënohen me
Dy shqiptarët e arrestuar

BRITANI- Dy emigrantë shqiptarë të paligjshëm janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe pasi u kapën duke kultivuar lëndë narkotike në një ish-klub social të cilin e kishin përshtatur për kultivimdroge.

Policia sekuestroi gati 500 bimë që arrinin vlerën e qindra mijërave paund, të cilat ishin të ndara në 10 dhoma të ndryshme në ish-klubin social Arundel në Blaenavon gushtin e kaluar.

Dyshja shqiptare Mikeljan Dusha, 27 vjeç dhe Dylber Selimllari, 28 vjeç, deklaruan para gjyqit se po “shfrytëzoheshin” nga persona të tjerë për tu kujdesur për bimët, pasi kishin nevojë për para, sipas mediave të huaja.  

Në momentin që u zbuluan nga policia të dy shqiptarët u përpoqën të arratiseshin nga një dritare por Dusha u rrëzua dhe kishte nevojë për trajtim spitalor për një kavilje të dëmtuar.  Dy shqiptarët u paraqitën në gjykatën e Cardiff Crown më 27 shtator dhe u deklaruan fajtorë për prodhim kanabisi. Dusha dhe Selimllari u dënuan me nga 27 muaj burg.

mikeljan dusha dylber selimllari

Sondazh

Poll