Politike

Nafta në Shpirag, Rama: Do të bëhet testi i fundit, në Janar del rezultati. Shifrat? Nuk mund t'i them

Po ashtu Rama theksoi se nëse rezultati del i qëndrueshëm atëhere jemi aty ku duhet.

19 Tetor 2023, 22:50 Nga I.A
Nafta në Shpirag, Rama: Do të bëhet testi i fundit, në Janar
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me naftën në Shpirag. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama tha se do të bëhet testimi i fundit i fluksit këtë muaj. Sa i përket kohës, Rama u shpreh se mendohet që nga Janari priten të dalin rezultatet megjithatë, kjo nuk është e përcaktuar pasi varet nga procesi. Po ashtu Rama theksoi se nëse rezultati del i qëndrueshëm atëhere jemi aty ku duhet.

Pjesë nga Intervista:

Blendi Fevziu: Keni folur për naftën në Shpirag, keni folur si një rezervë e madhe. Pritej në Maj, në Qershor nuk kemi asnjë konfirmim. Çfarë po ndodh realisht dhe çfarë është e vërtetë, çfarë është ekzagjerim?  

Edi Rama: Do të bëhet testimi i fundit i fluksit.

Edi Rama: Në Tetor dhe besoj nga Janari do dalë rezultati.

Blendi Fevziu: Që do të thotë çfarë prisni ju nga Shpiragu? Ju keni të dhëna më konfidenciale se ato që kemi ne.

Edi Rama: Nëse testi i fundit do të konfirmojë që fluksi i gazit që del lart është i qëndrueshëm, atëherë do të thotë që jemi aty ku kemi dashur të jemi.

Blendi Fevziu: Sa do të jetë përfitimi i përafërt që mund të ketë buxheti i shtetit nga kjo?

Edi Rama: Nuk mund të jap shifra.

Blendi Fevziu: A është një kontratë e favorshme për ne pasi janë hedhur dyshime që kjo kontratë është tërësisht në disfavorin tonë?

Blendi Fevziu: Janë hedhur dyshime që përfitimi që merr shteti jonë është shumë i vogël në bazë të kontratës së firmosur.

Edi Rama: Dakord. Unë mendoj se është kontratë standarde, s’ka asnjë. Kontratat e dikurshme ishin ato që…

Blendi Fevziu: Ju thoni që në Janar mund të kemi një përgjigje përfundimtare për këtë?

Edi Rama: Testimi po bëhet nuk i dihet asnjëherë kohëve, parashikimeve, dalin s’dalin, si dalin, por ky është procesi. Duhet të bëhet testi i qëndrueshmërisë së fluksit. Ata duhet që për një kohë të caktuar që shtrihet nga Tetori deri në Janar të shikojnë që për çdo ditë prurjet, sepse është shumë thellë, gjeologjia është shumë e fragmentuar, janë të qëndrueshme dhe nëse janë të qëndrueshme bëhet kalkulimi sa fuçi.

edi rama

Sondazh

Poll