Politike

"Përshtypjet e Melonit, fantastike!", Rama për turizmin në vend: Kalojmë Ballkanin dhe jemi mbi Beogradin

Po ashtu Rama ka treguar dhe përshtypjet që i ka lënë kryeministrja italiane Giorgia Meloni, teksa vizitoi Shqipërinë për pushime.

19 Tetor 2023, 22:45 Nga I.A
"Përshtypjet e Melonit, fantastike!", Rama për turizmin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për Shqipërinë turistike. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama ripërsëriti se këtë vit numri i turistëve të huaj në vend do kalojë 7.3 milionë duke shtuar se vendi ynë kalon Ballkanin e Beogradin në këtë sektor. Po ashtu Rama ka treguar dhe përshtypjet që i ka lënë kryeministrja italiane Giorgia Meloni, teksa vizitoi Shqipërinë për pushime.

Edi Rama: Ajo që duhet pranuar tani dreqi e mori, s’mund të jetë çfarë është mirë e sjell koha dhe çfarë s’është mirë e sjell unë. Këtë vit do kalojmë 7 milionë (numri i turistëve të huaj në vend).

Edi Rama: Kalojmë të gjithë Ballkanin dhe jemi mbi Beogradin, tani këtë kush e solli? E solli koha?

-E sjell momenti, zhvillimi…Nuk mund të marrësh të gjitha meritat, merrni pjesën tuaj të meritës

Edi Rama: Unë s’jam vetëm, unë përfaqësoj një familje të madhe dhe përfaqësoj një skuadër qeverisëse se nuk i bëj vetëm unë këto. Por, tani që kjo histori të jetë kështu…Pse qeverisim ne?! Ne rrimë dhe t’i sjellë koha. Këtë koha e solli? (Për Piramidën)

-Po mirë e mban mend rrugën që vije nga Kukësi, nga Prishtina në Tiranë 13 orë?

Edi Rama: Të ngeli ora mor…Te rruga… Unë po them këtë këtu. Jo mor zotëri, këtë e solli vizioni, gjithë përpjekja për të ndarë mendjen si do ta bëjmë. E solli gjithë fryma e re, dija e arkitektëve të huaj në Shqipëri. Po t’i sillte koha, Tirana pasi e lashë unë nuk do ndalej në kohë 4 vjet. Njerëzit e bëjnë.

-Cila ishte përshtypja e Melonit për Shqipërinë, çfarë ju tha?

Edi Rama: Po janë të lidhura bashkë mor. Shqipëria e bukur ishte dhe përpara, se unë nuk solla as detin, as malet, as fushat, as lumenjtë. Po puna është që ne kësaj bukurie i kemi dhënë mundësinë të dilte në pah.

giorgia meloni edi rama

Sondazh

Poll