Sport

Leo Messi, një mesazh për Neymar…

Braziliani u detyrua sërish të ndalojë për një kohë të gjatë, pas një dëmtimi të rëndë në gjurin e majtë

19 Tetor 2023, 15:10 Nga DOSJA

Leo Messi, një mesazh për Neymar…

ARGJENTINE - Lionel Messi nuk ka qenë indiferent ndaj fatkeqësisë së Neymar dhe i ka lënë një mesazh brazilianit në rrjetet sociale. “Shumë forcë, Neymar”,- ka shkruar sulmuesi argjentinas në një histori në Instagram.

Leo Messi, një mesazh për Neymar…

Neymar pësoi një dëmtim në gjurin e majtë në ndeshjen e Brazilit kundër Perusë, për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2026 dhe do t'i duhet t'i nënshtrohet një operacioni, i cili do të përfshijë një pushim minimal prej 6 muajsh.

Kujtojmë se braziliani i Al Nassr ishte kthyer në fushën e blertë të futbollit së fundmi nga një periudhë e gjatë mungesë, e shkaktuar nga një dëmtim në kyçin e këmbës. Neymar dhe Leo Messi kanë luajtur së bashku te Barcelona dhe PSG.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll