Aksion blic i policisë rrugore, shkeljet që u konstatuan nga shoferët e automjeteve, 432 masa administrative për 24 orë (VD
27 Tetor 2019, 15:56Nga DOSJA
TIRANË- Policia ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit ka konstatuar në të gjithë vendin qindra shkelje nga më të lehtat e deri tek ato që janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije, se janë marrë 432 masa administrative vetëm për parakalime të gabuara në të gjitha akset rrugore të vendit.
Njoftimi i policisë:
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, për të arritur i sigurt në destinacion.
Përgjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Policia Rrugore duke përdorur mjete dhe punonjës civil e të uniformuar, ka konstatuar në të gjithë vendin qindra shkelje nga më të lehtat e deri tek ato që janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës, nga të cilat, 432 masa administrative vetëm për parakalime të gabuara në të gjitha akset rrugore të vendit.
Policia Rrugore do të përdorë të gjitha format, mënyrat e kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Policia Rrugore nisur dhe nga aksidentet e fundit, këshillon të gjithë përdoruesit e mjeteve dhe motomjeteveve, ciklistët dhe këmbësorët, të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të Kodit Rrugor, sepse vetëm duke bashkëpunuar ne mund të parandalojmë aksidentet rrugore dhe të garantojmë të gjithë bashkë një mjedis të sigurtë.
#SiguriaRrugoreDetyrëeTëGjithëve
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka komentuar vettingun në polici. Në një postim në Facebook, Zagani duke iu referuar lajmit të lëvizj...
DEVOll- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në pyjet e Devollit në zonën e Dobergores. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bim...
SIRI– Historia e Eva dhe Endri Dumanit, të cilët që prej 6 vitesh ndodhen në Siri, e transmetuar një javë më parë në Top-Channel, preku mijëra shqiptarë qe reag...
Aktualitet27 Tetor 2019, 09:20
DURRËS- Gjykata e Durrësit dha sot masat e sigurisë për 18 personat e arrestuar pak ditë më parë, lidhur me tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë pranë ...
Shqipëri-Drita pret jashtë dyerve të Gjykatës së Tiranës. I biri është arrestuar me një dozë droge dhe gruaja më tepër është e shqetësuar për të ardhmen e tij s...
ELBASAN– Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Elbasan-Shushicë. Një makinë është përplasur me një motor, ku si pasojë janë plagosur d...
Durrës- Një sherr ka ndodhur mes disa të rinjve në Durrës, ku një prej tyre ka përfunduar i plagosur në spital.Mësohet se një 16-vjeçar me iniciale K.Q ë...
MIRDITË- Ditën e sotme banorët e fshatit Kaçinar, të bashkisë Mirditë janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në vendin e tyre.Banorët ...
Kukës- Një konflikt pronësie është parandaluar në Kukës. Nga policia janë arrestuar 3 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.Sipas policisë të arrestua...