Sport

Specialistët europian rendisin Mitajn në mesin e Camavingës dhe Hojlund!

Sipas një publikimi të fundit të “Global Watch”, Mario Mitaj është lojtari i pestë më i mirë në Europë për moshën U-21 që luan me Kombëtaren A.

18 Tetor 2023, 18:46 Nga DOSJA

Specialistët europian rendisin Mitajn në mesin e Camavingës dhe

ANGLI - Një nga zbulimet më të mëdha të Silvinjos është padyshim Mitaj. Mënyra se si luan ky futbollist, me qetësinë e jashtëzakonshme dhe driblimet e tij, ka bërë që të shndërrohet në një nga lojtarët më të preferuar të tifozëve.

Sipas një publikimi të fundit të “Global Watch”, Mario Mitaj është lojtari i pestë më i mirë në Europë për moshën U-21 që luan me Kombëtaren A. Në vendin e parë ndodhet Hojlund me notën mesatare 7.4, Bradley me 7.33, Camavinga me 7.27, Sesko me 7.25 dhe Mario Mitaj me 7.17.

Specialistët europian rendisin Mitajn në mesin e Camavingës dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll